Të dashur arsimtarë, ju jeni forca shtytëse e arsimit, por edhe e shoqërisë.

Në të kaluarën, ju ishit ata që me punën, kohën dhe njohuritë tuaja krijuat video-leksione dhe materiale edukative për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm.

Të frymëzuar nga ju, e dizajnuam iniciativën EDUINO-Ambasadorët, e cila synon ta vlerësojë publikisht punën tuaj, si dhe të zgjedh një grup arsimtarësh të zellshëm dhe të përkushtuar, të cilët janë dalluar sipas kritereve të përcaktuara për të cilat mund të lexoni më poshtë.

Ju ftojmë të njiheni me ambasadorët tonë EDUINO, për të dëgjuar përvojat e tyre, si dhe për të mësuar në lidhje me përfitimet dhe mënyrën e përfshirjes në këtë program.

Njihuni me ambasadorët e portalit EDUINO

Njihuni me ambasadorët e dijes, grupi i parë
NJIHUNI ME AMBASADORËT E DIJES, GRUPI I DYTË
Fjalimi i Zeqirija Hasipit, u.d.Drejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit
Fjalimi i Stevo Pendarovskit, President i Republikës së Maqedonisë së Veriut
FJALIMI I MILA CAROVSKËS, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

EDUINO AMBASADORËT TANË

ambassador image
Zaklina Ristovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Vëllezërit Milladinovci" - Shkup
Unë krijoj vazhdimisht situata autentike, në mënyrë që nxënësit të kuptojnë se ajo që ata mësojnë dhe do të mësojnë do të jetë e nevojshme dhe e dobishme në jetë.
ambassador image
Viktorija Stojanovska
Edukator , IPFKF "25 Maj" - Shkup
Motoja ime është “Jepni fëmijës dashuri dhe mirëkuptim, ndihmoni që t’i bëjë gjërat vetëm dhe ai do të mësojë gjithçka që i nevojitet përmes përvojës”.
ambassador image
Nora Zuta Sela
Mësimdhënës klasor , ООУ "Zini Hani" - Strugë
EDUINO për mua është një përvojë e re në karrierën time, një mundësi për të krijuar vlera të qëndrueshme në arsim.
ambassador image
Vesna Boskovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Kiril Pejçinoviq" - Shkup
Ne duhet të krijojmë breza me ndjenjë të zhvilluar empatie, vetëbesimi, aftësi për të punuar në grup dhe mendim kritik.
ambassador image
Gordana Ikonomovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Krume Kepeski" - Shkup
Gëzimi dhe lumturia në sytë e fëmijëve pas çdo suksesi janë motivimi im i vazhdueshëm për futjen e risive në praktikën time.
ambassador image
Snezhana Guculj
Edukator , IPFKFKQ "Koço Racin" - Shkup
Unë besoj se çdo fëmijë ka potencial të madh që ne, të rriturit, duhet t'i njohim dhe të punojmë në ato me një qasje të përshtatshme.
ambassador image
Silvana Boskovska Qulavkovska
Edukator , IPFKFKQ "Koço Racin" - Shkup
Motivimi më i madh për pjesëmarrje dhe kontribut në EDUINO ishte mundësia për të mbledhur ide të reja për aktivitete që do të realizoj në lojëtoren time.
ambassador image
Daniela Milosheska
Edukator , IPFKF "8-mi mart" - Strugë
Thelbi i termit edukim për mua do të thotë një angazhim pune dhe një dëshirë për të transferuar njohuri, për të krijuar dhe ndërtuar personalitete.
ambassador image
Tinka Paliniq
Mësimdhënës klasor , SHFK "Dimçe Angelov Gaberot" - Demir Kapi
EDUINO më inkurajoi të mendoj në mënyrë kritike dhe të zbatoj përvojat dhe njohuritë e fituara në mësimdhënie.
ambassador image
Milica Kabranova
Mësimdhënës klasor , SHFK "Tosho Velkov-Pepeto" - Kavadar
Një edukator i mirë gjen gjithmonë një mënyrë të lehtë për t'ua përcjellë nxënësve detyrat edukative në një mënyrë të kuptueshme për ta.
ambassador image
Canka Kostova
Mësimdhënës klasor , SHFK "Strasho Pinxhur" - Negotinë
Unë përdor shpesh mjete dixhitale në mësimdhënie, për këtë arsye u motivova të jem pjesë e thirrjeve të hapura të EDUINO-s.
ambassador image
Renata Maksimova
Psikolog , SHFVSHN "Maca Gjorgjieva Ovçarova" - Veles
Për mua, procesi mësimor nuk është final me përfundimin e arsimit formal, por është diçka që zgjat gjithë jetën.
ambassador image
Zorica Milkova
Mësimdhënës klasor , SHFK "Tosho Velkov-Pepeto" - Kavadar
Është nder dhe kënaqësi të jesh pjesë e EDUINO-s, e cila përfshin një burim të pashtershëm idesh që duhen përditësuar vazhdimisht.
ambassador image
Biljana Lazareska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Vera Jociq" - Shkup
Për mua, mësimdhënia është një art dhe shkencë përmes së cilës unë transferoj njohuritë te nxënësit në një mjedis formal, duke përdorur metoda të ndryshme.
ambassador image
Jasmina Muriq
Edukator , IPKKF “Fidani” - Shkup
Ishte kënaqësi të krijoja një shumëllojshmëri aktivitetesh edukative dhe video leksionesh që do të jenë në dispozicion për të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit.
ambassador image
Sunçica Bendevska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Gjorgji Sugarev" - Manastir
Komuniteti EDUINO është një vend i vërtetë ku secili mund të gjejë atë që i nevojitet.
ambassador image
Nevenka Ivanova Toleska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Gjorgji Sugarev" - Manastir
Unë kam profesionin më të bukur dhe çdo ditë e shijoj punën time, ky është ndoshta mësimi më i vlefshëm që u përcjell nxënësve të mi.
ambassador image
Gorica Ferdinandi
Mësimdhënës klasor , SHFK "Gjorgji Sugarev" - Manastir
Unë gjithmonë përpiqem t'i bëj orët e mija interesante dhe kreative, ku mësimi bazohet në të mësuarit përmes lojës.
ambassador image
Natasha Markovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Gjorgji Sugarev" - Manastir
Të gjithë fëmijët, pavarësisht se ku jetojnë, aftësitë, përkatësia etnike apo aftësia e kufizuar, kanë të drejtën për një arsim cilësor.
ambassador image
Elena Micovski
Asistent arsimor në mësimdhënien klasore , SHFK "Gjorgji Sugarev" - Manastir
EDUINO është një mënyrë e edukimit modern. Qasje e shpejtë, e lehtë, përmbajtje edukative që nxit interesin te nxënësit.
ambassador image
Hilda Dimitrievska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Krste Misirkov" - Kumanovë
EDUINO është një komunitet i edukatorëve inovativ të gatshëm për të bashkëpunuar, lidhur, mbështetur dhe shkëmbyer këshilla dhe praktika të mira.
ambassador image
Jelena Mandiq
Mësimdhënës klasor , SHFK "Vuk Karaxhiq" - Kumanovë
Fokusi im do të jetë gjithmonë në mbështetjen e duhur arsimore për fëmijët përmes përdorimit të lojërave kreative dhe teknologjisë digjitale.
ambassador image
Stançe Shterjovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Krste Misirkov" - Kumanovë
EDUINO është mundësia e përsosur për mua që të kontribuoj në inkurajimin e zhvillimit të duhur të fëmijërisë së hershme te fëmijët.
ambassador image
Sanja Aleksoska
Edukator , IPFKF "13 Nëntori" - Shkup
EDUINO është një nxitje për kërkim dhe përdorim të strategjive më të mira që ndjekin sfidat globale në punën edukative.
ambassador image
Simona Palçevska
Docent , Fakulteti i Pedagogjisë "Shën Klimenti i Ohrit" - Shkup
E imagjinoj portalin EDUINO si një zemër të madhe që jep jetë, shumë dashuri në një vend për të gjithë fëmijët dhe të rriturit.
ambassador image
Mira Gjorgjievska
Pedagog , KPF "8 marsi" - Shkup
Procesi i digjitalizimit është i pashmangshëm kurse EDUINO është një shembull dhe drejtim real se si duhet të duket arsimi në të ardhmen.
ambassador image
Atinula Niçova
Edukator , KPF "Srniçka" - Shkup
Lojëtorja është një mjedis i sigurt dhe stimulues, gjëja më e rëndësishme është që fëmijët të ndihen të rëndësishëm, të dashur dhe të pranuar pa kushtëzime në grupin edukativ.
ambassador image
Valentina Zindl
Edukator , IPFKF "Buba Mara" - Shkup
EDUINO është një hap drejt progresit, suksesit dhe motivimit, ju rekomandoj të gjithë pedagogëve që të marrin pjesë aktive në komunitetin EDUINO.
ambassador image
Marinela Gotak
Pedagog , IPKFKF ”Aco Karamanov” - Radovish
Motivimi im për të kontribuar në EDUINO ishte dëshira ime për të ndarë aktivitetet edukative që bëj si prind dhe edukator.
ambassador image
Manuela Dimova
Mësimdhënës klasor , SHFK "Tosho Velkov-Pepeto" - Kavadar
Krijimi i mënyrave dhe metodave kreative, edukative, inovative për të transferuar njohuritë është pjesë e përditshmërisë sime si mësimdhënëse.
ambassador image
Maja Bukleska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Dimitar Makedonski" - Shkup
Mësimdhënësit janë pasqyra e shoqërisë. Të jemi mësimdhënës me plot njohuri, mirëkuptim, çiltërsi, kreativitet dhe dashuri.
ambassador image
Sandra Koleva
Mësimdhënës klasor , SHFK "Tode Haxhi Tefov" - Kavadar
Për mua, magjia e një edukatori të suksesshëm është pikërisht në të kuptuarit e dëshirave, interesave dhe mënyrave të të menduarit të fëmijëve.
ambassador image
Biljana Stojanovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Shën Kirili dhe Metodij" - Shkup
Vëmendje të madhe i kushtoj zhvillimit të vlerave të karakterit te nxënësit, si ato të vetëbesimit, kuriozitetit, respektit dhe humanizmit.
ambassador image
Nikolina Milevska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Koço Racin" - Kumanovë
Unë besoj se e ardhmja e arsimit është në aplikimin e metodave të reja moderne dhe digjitale që do të jenë të përshtatshme me interesat dhe dëshirat e reja të nxënësve.
ambassador image
Vesna Jovanova
Mësimdhënës klasor , SHFK "Strasho Pinxhur" - Negotinë
EDUINO është mundësia jonë për avancim profesional, një hap më afër ndryshimeve thelbësore në arsim.
ambassador image
Dushica Jakimovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Kirili dhe Metodij" - Kumanovë
Falë EDUINO-s pata mundësinë të ndaj aktivitetet e mia edukative me edukatorë, prindër dhe fëmijë nga i gjithë vendi.
ambassador image
Teodora Gjorgjieska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Nikolla Karev" - Krushevë
EDUINO na jep mundësinë që aktivitetet edukative kreative të mbeten përgjithmonë të dukshme në një vend.
ambassador image
Nane Todorka
Mësimdhënës klasor , SHFK "Nikolla Karev" - Krushevë
EDUINO është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të ashtuquajtur edukim modern, mundësi për të gjithë mësimdhënësit të ndihmojnë në përmirësimin e arsimit.
ambassador image
Maja Miteva Petroska
Mësimdhënës i gjuhës angleze dhe maqedone , SHFK "Nikolla Karev" - Krushevë
EDUINO është një vend ku vendosen synime të larta, gjenden sfida të mëdha dhe lindin ide të bukura, një kombinim i cilësisë, kreativitetit dhe angazhimit.
ambassador image
Valentina Todorova
Mësimdhënës klasor , SHFK "Dimçe Angelov Gaberot" - Demir Kapi
EDUINO është rruga jonë drejt suksesit dhe krijimit të një mësimdhënie të zbatueshme, të qëndrueshme, cilësore dhe inovative.
ambassador image
Ksenija Nikolova
Mësimdhënës klasor , SHFK "Goce Delçev" - Strumicë
Eksperienca, kreativiteti dhe dashuria ndaj punës dalin në pah momentin kur EDUINO të sfidon.
ambassador image
Gordana Naumovska Trajkoska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Dimitar Pop Georgiev - Berovski" - Shkup
Jam e lumtur që klasa ime është gjithmonë e mbushur me kreativitet, solidaritet, barazi dhe miqësi mes të gjithë nxënësve.
ambassador image
Sonja Apostolovska - Trajkovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Naum Ohridski" - f. Creshovë
Nuk është më e mirë se sa të jetosh në botën e sotme të digjitalizimit dhe t’i në dispozicion të gjitha përmbajtjet që i mëson si nxënës.
ambassador image
Nusret Haziri
Arsimtar i matematikës , SHF "Hasan Tahsini" - f. Rogle
Motivi im kryesor janë nxënësit, ndërsa videoleksionet ekzistojnë që ata të kenë mundësi shtesë për të aplikuar mësimin në largësi.
ambassador image
Natasha Todorovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Gjorgji Sugarev" - Manastir
Si Eduino Ambasador, kolegëve të mi do t’u rekomandoja që të bëhen pjesë e komunitetit EDUINO, nëse secili prej nesh incizon së paku një orë do të kemi një thesar të orëve edukative.
ambassador image
Marina Stanisllavova
Mësimdhënës klasor , SHFK "Strasho Pinxhur" - Negotinë
Rekomandimi im personal për të gjithë mësimdhënësit është që të inkurajohen dhe ta shfrytëzojnë energjinë dhe kreativitetin e tyre në aktivitete dhe leksione edukative dhe të bëhen pjesë e komunitetit EDUINO
ambassador image
Kadrije Arifi
Arsimtar i matematikës , SHF "7 Marsi" - f. Opajë
Si Eduino Ambasador, të ardhmen e shoh si mësimdhënës që vazhdimisht përpiqet të gjejë strategji novatore dhe të përshtatshme, si dhe modele të ligjërimit gjatë mësimit.
ambassador image
Emilija Stojanovska
Arsimtar i gjuhës angleze , SHFK "Braqa Miladinovci" - f. Miladinovci, Ilinden
Të jesh Eduino Ambasador është një mundësi për t’i treguar publikut se në vendin tonë ka shumë mësimdhënës kualitativ që e punojnë punë e tyre shkëlqyeshëm.
ambassador image
Elizabeta Teodosievska
Arsimtar i gjuhës maqedonase , SHFK "Jan Amos Komenski" - Shkup
Ardhmërinë e arsimit, si Eduino Ambasador e shoh në mundësinë që mësimdhënësi të krijojë një klasë bashkëkohore, ku nxënësi i ka të gjitha mundësitë për të hulumtuar
ambassador image
Gonxhe Ejubi
Arsimtar i gjuhës shqipe , SHFK "Bratstvo - Migjeni" - Tetovë
Motivimi im që kontribuoi për njohjen time që të jem pjesë e Eduino Ambasadorit, në fakt është sukses i nxënësve.
ambassador image
Violeta Popovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Vera Jociq" - Shkup
EDUINO për mua përbën edhe një sfidë në karrierën time si mësimdhënëse, një përvojë e mirë ndryshe nga sfera e deritanishme e arsimit.
ambassador image
Biljana Arsovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Vera Jociq" - Shkup
Më tërhoqi koncepti i EDUINO-s, fakti që kishim hapësirë për të bërë diçka që do të mbetet vlerë e përhershme edhe për nxënësit edhe për kolegët tanë.
ambassador image
Akesandar Cvetkoski
Mësimdhënës klasor , SHFK "Kosta Racin" - Bërvenicë
Të ardhmen e arsimit e shoh në një nivel të lartë. Një të ardhme të mbushur me shumë sukses dhe qasje në arsim cilësor.
ambassador image
Goran Cvetkoski
Arsimtar i edukimi fizik dhe shëndetësor , SHFK "Kosta Racin" - Bërvenicë
“Si edukator, është kënaqësi e madhe për mua që aftësitë dhe njohuritë e mia t’ua jap nxënësve".
ambassador image
Nezir Tairi
Arsimtar i matematikës , SHFK "Naim Frashëri" - Tetovë
Mundohem të jem sa më afër fëmijëve, shpesh u them të më konsiderojnë si mikun e tyre që di pak më shumë se ata.
ambassador image
Sonja Trifunovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Goce Dellçev" - Tetovë
Regjistrimi i video-leksioneve për portalin EDUINO për mua ishte një nga praktikat më të mira që kam në përvojën time si mësuese.
ambassador image
Elena Todorovska
Edukator , Kopshti i fëmijëve "Rade Jovçevski - Korçagin" - Shkup
Për mua, motivi i vetëm janë fëmijët. Kur punoni me fëmijë, jeni të përvetësuar nga zemra e çdo fëmije.
ambassador image
Elena Tasheva
Aktivist rinor ,
Gjatë pandemisë, kam shfrytëzuar në maksimum kohën time duke shkruar, përgatitur aktivitete, filmuar dhe dokumentuar.
ambassador image
Simona Tasheva
Absolvent i edukimit special dhe rehabilitimit ,
Fëmijët, për çdo ditë janë një burim i ri njohurish dhe emocionesh,, gjë që e bën jetën time të përditshme maksimalisht të plotë.
ambassador image
Vesna Pupuçovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Aleksandar Turunxhev" - f. Kukureçan
Mësova të përdor mjete të caktuara që nuk i kam përdorur më parë.
ambassador image
Zorica Parmaçka Velinski
Arsimtar i arsimtari gjuhës maqedonase , SHFK "Shën Kirili dhe Metodi" - f. Illovicë
Si arsimtare, është kënaqësi e madhe për mua që shkathtësitë dhe njohuritë e mia t'ua jap nxënësve.
ambassador image
Ishak Osmani
Arsimtar i arsimtari gjuhës maqedonase , SHFK "Mehmet Deralla" - f. Gradec
Ju rekomandoj kolegëve të mi të punojnë më shumë, të kenë më shumë video-leksione dhe gjithçka që ju nevojitet për një mësim më të mirë dhe më cilësor.
ambassador image
Marija Mostro
Arsimtar i gjuhës angleze , SHFK "Hristo Uzunov" - Ohër
Kam një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me nxënësit, e cila bazohet, mbi të gjitha, në mirëkuptimin dhe respektin reciprok.
ambassador image
Ramiz Iljazi
Arsimtar i matematikës , SHFK "Besa" - Tetovë
Ndihem i privilegjuar dhe krenar që kam bashkëpunuar me platformën Eduino, besoj se bashkëpunimi im do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
ambassador image
Qemajledin Emini
Arsimtar i matematikës , SHFK "Liria" – Shkup
Tani kemi shumë mundësi për të përmirësuar arsimin, por kërkesat sot janë më të mëdha, që do të thotë se puna mbetet përparësi për rezultate të mira.
ambassador image
Valentina Gavrilloska
Pedagog , IPKF i KQ-së "Rade Jovçevski Korçagin - Shkup
Dua të zhvilloj kreativitetin tek fëmijët përmes demonstrimit tim, duke gjetur zgjidhje të ndryshme krijuese.
ambassador image
Fatime Bexheti - Durmishi
Mësimdhënës klasor , SHFK "Naim Frashëri" - Tetovë
Qëllimi më i lartë në ekzistencën e njeriut është ndërtimi i së ardhmes, dhe çelësi i saj janë gjeneratat e reja.
ambassador image
Marija Bogatinovska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Nikolla Karev" - Probishtip
Më tërhoqi vetë koncepti i EDUINO, fakti që kishim mundësinë të bënim diçka që do të mbetej si vlerë e qëndrueshme si për nxënësit, po ashtu edhe për kolegët tanë.
ambassador image
Miradije Bajrami
Mësimdhënës klasor , SHFK "Naim Frashëri" - Kumanovë
EDUINO është portal kolektiv që ishte më afër fëmijëve gjatë pandemisë, ku nxënësit patën mundësinë të mësojnë nga përmbajtjet digjitale.
ambassador image
Svetllana Bobevska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Bllazhe Koneski" - Veles
Si mësuese e re, kur fillova të punoj, isha shumë entuziaste dhe pranova çdo risi në arsim, dhe përmes krijimtarisë sime e aplikova në mësim.
ambassador image
Lazime Ameti
Mësimdhënës klasor , SHFK "Mehmet Deralla" - f. Gradec
Dëshira për sfida të reja më motivoi t'i realizoj në distancë këto leksione të natyrës edukative.
ambassador image
Naser Adili
Arsimtar i matematikës , SHFK "Besa" - f. Bozovcë
Eduino për mua është një mundësi e mirë në karrierën time si mësimdhënës, një përvojë e mirë, një motiv më tepër për të dhënë kontributin për nxënësit.
ambassador image
Shemsije Ajdari
Mësimdhënës klasor , SHFK "7 Marsi" - f. Çellopek
Mësimi elektronik, si mënyrë moderne e të mësuarit, nuk do t'i plotësojë të gjitha kërkesat dhe nevojat e të mësuarit dhe të nxënësit, por është një pjesë e pashmangshme dhe plotësuese e të mësuarit tradicional.
ambassador image
Zharko Aleksovski
Arsimtar i gjeografisë , SHFK "Hristijan Todorovski - Karposh" - Rankovce
Unë si ambasador do të vazhdoj të ndihmoj në krijimin e videove të reja dhe shpresoj që nxënësit do të jenë të kënaqur me ligjërimet dhe prezantimet e mia.
ambassador image
Zorica Adamçevska
Mësimdhënës klasor , SHFK "Petre Pop Arsov" - Bogomilë
Me hapa të vegjël drejt ndryshimeve të mëdha! Mësuesi i motivuar ka zgjidhje edhe për atë që duket e pamundur!
Përfitime
si
EDUINO
AMBASADOR

"Prezantimi publik mbi arritjet" – është publikuar intervista juaj në eduino.gov.mk dhe në mediat sociale;

""Bashkësia profesionale" - bëhuni pjesë e një bashkësie më të madhe të ambasadorëve EDUINO të dobishëm për shkëmbimin e sugjerimeve, udhëzimeve dhe risive;

"Akses në trajnime, punëtori dhe konferenca" - mundësia për të qenë pjesë e ngjarjeve të rëndësishme arsimore;

"Mirënjohje nga EDUINO-ambasadorët" - - e nënshkruar dhe dhënë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit;

"Licencat në dispozicion të ndara për mjetet arsimore digjitale” - në mënyrë që të nxit potencialin kreativ dhe ndarjen e praktikave të mira me bashkësinë.

Kriteret për zgjedhjen e
ambasadorit EDUINO

Përzgjedhja e EDUINO Ambasadorëve bëhet sipas kritereve paraprakisht të miratuara nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZhA). Sipas kësaj, kriteret për përzgjedhjen e secilit grup të ri të EDUINO Ambasadorëve ndryshojnë dhe përshtaten sipas nevojave aktuale. Që nga shtatori 2021, janë zgjedhur dy grupe të ambasadorëve EDUINO sipas përcaktimit të kritereve të mëposhtme:

Për grupin e parë prej 23 EDUINO ambasadorësh:

Arsimtarët me mbi 15 video të regjistruara dhe publikuara

Arsimtarët me mbi 10 aktivitete për lojëra në kushte shtëpie

Për grupin e dytë prej 10 EDUINO ambasadorësh, persona me incizim, verifikim dhe publikim:

Mbi 15 video leksione në platformën mësimore EDUINO

Kohëzgjatja mesatare prej 180 minutash i të gjitha video leksioneve (10 -15 minuta për çdo video leksion)

Videot e të gjithë arsimtarëve / profesorëve që plotësojnë kriteret për anëtarësim në komunitetin e EDUINO Ambasadorëve rishikohen dhe miratohen nga këshilltarët e BZhA-së, në mënyrë që të përcaktohet cilësia dhe ndërveprimi i tyre i përgjithshëm.

Që të jeni të informuar për kriteret në lidhje me grupin e ri të EDUINO Ambasadorëve, ndiqni përmbajtjet e fundit të ndarë në portalin EDUINO.

EDUINO Ambasador mund të bëhet çdo anëtar i komunitetit EDUINO i cili plotëson kriteret të cilat janë konkretisht të përcaktuara në thirrjen e hapur për EDUINO Ambasadorë dhe përmbajtja arsimore e paraqitur e të cilit është miratuar nga ekipi këshillëdhënës i BZhA-së.

Qëllimi i kësaj bashkësie është të rritet, zgjerohet dhe të jetë një bazë e vërtetë për inkurajimin e inovacionit në arsim, përmes parimeve të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të lirë të ideve.

EDUINO është portal kolektiv për përmbajtje arsimore digjitale, bashkëpunim dhe zhvillim profesional. Si portal kolektiv, EDUINO përpiqet të nxis ndarjen e burimeve arsimore dhe të nis frymën inovative dhe krijuese të arsimtarëve.

Në përputhje me këto angazhime, ekipi ynë është i hapur për sugjerime, reagime dhe kritika. Ne jemi të hapur për ide, bashkëpunime dhe mundësi të reja. Prandaj, ju ftojmë që lirisht të na kontaktoni me pyetjet tuaja, duke përfshirë edhe shprehjen tuaj të interesit në iniciativën Ambasadorët EDUINO.

Të gjitha këto mund t’ dërgoni çdo ditë pune në adresën zyrtare elektronike: eduino@innovationlab.mk