Biljana Stojanovska
Mësimdhënës klasor
SHFK "Shën Kirili dhe Metodij" - Shkup
Për mua është karakteristike inovacioni, kreativiteti dhe ndjekja e vazhdueshme e trendëve bashkëkohore botërore arsimore dhe teknologjike. Si ambasadore Scientix dhe Empatico, kam bashkëpunim me mësimdhënës nga e gjithë bota. Këmbejmë shpesh ide dhe përvoja të cilat i aplikoj me nxënësit e mi.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Biljana Stojanovska, mësimdhënëse klasore në SHF “Shën Cirili dhe Metodi”, Qendër, Shkup. Dua të jem vazhdimisht në rrjedhë me trendët bashkëkohore arsimore dhe teknologjike. Dëshiroj t'ua përcjell inovacionin, kreativitetin dhe hulumtimin e vazhdueshëm të gjërave të reja studentëve të mi, sepse këto janë karakteristika të domosdoshme për edukimin e tyre të mëtejshëm dhe për të nxitur mendimin e tyre kritik. Me interesimin tim për teknologjinë, kodimin dhe STEM-in, dua të kontribuoj në drejtimet e tyre fillestare për profesionet e së ardhmes, si dhe për zhvillimin e të menduarit logjik dhe programues. Jam veçanërisht krenare për materialet mësimore për klasën e parë dhe të katërt në shkencat natyrore sipas Konceptit të ri, sepse i kemi krijuar me shumë dashuri, entuziazëm dhe profesionalizëm.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Aplikimi i shumë mjeteve digjitale, lojërave digjitale, lojërave interesante në klasë dhe sfidat dhe aktivitetet e papritura është çelësi im për mjedis gazmor, argëtues dhe të dëshiruar për mësim. I kushtoj vëmendje të madhe edhe zhvillimit të vlerave të karakterit te nxënësit, rritjes së vetëbesimit të tyre, shoqërisë, kureshtjes, respektimit, humanizmit etj. Këtë e arrij me lojëra dhe biseda të përbashkëta. Kjo gjithmonë zgjon kureshtjen, interesin dhe dëshirën te nxënësit. Pjesëmarrja në projektet është gjithashtu e rëndësishme, sepse mundëson qasje dhe stimulim të ndryshëm për sukses dhe motivim te nxënësit.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Motivimi dhe përkushtimi im për kontribut ndaj portalit EDUINO është pasurimi i bibliotekës së aktiviteteve dhe lojërave për aplikim në mësimdhënien. Sepse lojërat i përdor shumë, por edhe nxënësit i presim ato me padurim. Si edukator kisha nevojë për aktivitete tashmë të përgatitura dhe të grupuara në mënyrë adekuate, me ç’rast do të kursej kohë në përgatitjen dhe planifikimin e orëve të mia. U rekomandon të gjithë edukatorëve që të japin kontribut në pasurimin e kësaj platforme, sepse në këtë mënyrë do t’i ndihmojmë njëri-tjetrit dhe do të mundësojmë arsim më cilësor, kënaqësi dhe motivim ende më të madh për punën tonë.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Ardhmërinë e arsimit te ne, si ambasadore Eduino, e shoh si fije vitale në gjithë shoqërinë, të cilës i jepet rëndësi shumë e madhe, sepse është nevojë themelore për progresin dhe zhvillimin shoqëror. Unë do të vazhdoj me praktikat e mia novatore dhe kreative, duke i ndarë në mënyrë vetëmohuese me kolegët dhe nëse është reciproke do të jemi më të fortë, më të guximshëm dhe më të motivuar. Do të vazhdojmë t’i ndjekim bashkërisht trendët bashkëkohore botërore arsimore dhe teknologjike, do të përpiqemi të qëndrojmë në hap me to, për të edukuar persona të përgatitura dhe të fortë për kohën e re dhe sfidat e reja. Çdo mësimdhënës le të jetë frymëzim për veprimin e mëtejmë të nxënësve të tyre në të ardhmen.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO-n e përjetojmë si kënd i përbashkët me ide, mundësi dhe njohuri të pashtershme. Ajo është platformë e cila i ndjek ndryshimet dhe nevojat globale. EDUINO është mjet i cili paraqet ndihmë të madhe, burim të njohurive dhe resurse për të gjitha hallkat e procesit arsimor (nxënës, prindër, mësimdhënës), me të cilën i realizojnë më lehtë qëllimet e tyre.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Inspirim, inovacion dhe ardhmëri.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
Emilija Stojanovska
Të jesh Eduino Ambasador është një mundësi për t’i treguar publikut se në vendin tonë ka shumë mësimdhënës kualitativ që e punojnë punë e tyre shkëlqyeshëm.
Fatime Bexheti - Durmishi
Qëllimi më i lartë në ekzistencën e njeriut është ndërtimi i së ardhmes, dhe çelësi i saj janë gjeneratat e reja.
Biljana Lazareska
Për mua, mësimdhënia është një art dhe shkencë përmes së cilës unë transferoj njohuritë te nxënësit në një mjedis formal, duke përdorur metoda të ndryshme.