Gordana Ikonomovska
Mësimdhënës klasor
SHFK "Krume Kepeski" - Shkup
Për veten time mund të them se jam mësimdhënës që kërkon sfida të reja. Motoja ime është: - “Çfarë mund të bëj sot, e të jetë më e mirë se dje”. Jam mësimdhënëse e cila dëshiron punë ekipore, di të motivoj, dua të këmbej njohuri dhe përvoja.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Mësimdhënëse klasore me përvojë njëzetenëntë vjeçare në shkollën rajonale të SHF “Krume Kepeski” – Pripor, Kisella Vodë. Edukatore dinamike, me qëllime të përcaktuara saktësisht dhe synim që ato të përmbushen plotësisht. E nxis vazhdimisht ndërtimin e karakterit të socializuar, kulturor dhe empatik të fëmijëve. Gëzimi dhe lumturia në sytë e fëmijëve, pas çdo suksesi të arritur janë motivi im i vazhdueshëm për futje të risive në praktikën time.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Ndërtimi i personaliteteve të cilat do të respektohen dhe bashkëpunojnë në mënyrë të ndërsjellë është fotografia për gjeneratat e nxënësve që ishin pjesë e praktikës sime. Nxitja për punë në grupe, plotësimi i ndërsjellë i njohurive të nxënësve për arritjen e rezultateve më të mira dhe ndarjen e tyre është edhe një praktikë e mirë. Shfrytëzimi i teknologjive informatike, aplikacioneve të reja, videoleksioneve dhe aktiviteteve të lojës e bëjnë më të pasur dhe më interesante praktikën mësimore.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Fillimi i pandemisë ishte sfidë, veçanërisht incizimi i videoleksioneve të para për portalin EDUINO. Ato hapa më motivuan të krijoj diçka të dobishme për nxënësit e mi dhe kolegët e mi. Videoleksionet si dhe aktivitetet e lojës janë pjesë e platformës nacionale. Ato janë me vlerë të përhershme dhe paraqesin mbështetje në praktikë. Është motiv të jesh në dobi të shoqërisë.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Në të ardhmen do të vazhdoj të angazhohem aktivisht për mësimdhënie cilësore. Programet cilësore të përshtaten sipas kushteve dhe mundësive reale. Mësimdhënësit të zhvillohen dhe trajnohen vazhdimisht.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua do të thotë mbështetje dhe ndihmë digjitale si për procesin mësimor, ashtu edhe për plotësimin e njohurive të nxënësve në kushte shtëpiake.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Mundësia, ideja, bashkëpunimi.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
Biljana Lazareska
Për mua, mësimdhënia është një art dhe shkencë përmes së cilës unë transferoj njohuritë te nxënësit në një mjedis formal, duke përdorur metoda të ndryshme.
Naser Adili
Eduino për mua është një mundësi e mirë në karrierën time si mësimdhënës, një përvojë e mirë, një motiv më tepër për të dhënë kontributin për nxënësit.
Nusret Haziri
Motivi im kryesor janë nxënësit, ndërsa videoleksionet ekzistojnë që ata të kenë mundësi shtesë për të aplikuar mësimin në largësi.