ambassador image
Zaklina Ristovska
Mësimdhënës klasor
SHFK "Vëllezërit Milladinovci" - Shkup
Shkurtimisht do të them se si edukatore unë jam kreative, e përgjegjshme, konsekuente, parimore, kureshtare për risi dhe sfida në sferën e arsimit dhe në aplikimin e tyre, entuziaste, gjithmonë gati për punë ekipore, sfida të reja dhe hulumtim në segmente të ndryshme nga sfera e arsimit.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Zhaklina Ristovska, mësimdhënëse klasore në SHF “Vëllezërit Milladinovci” në Aerodrom, Shkup. Jam veçanërisht krenare që kam fituar titullin mësimdhënëse-mentore e parë në shkollë, e tani edhe ambasadore EDUINO. E kam pasur gjithmonë të vështirë ta përshkruaj veten si edukatore, këtë ua lë ta thonë para së gjithash nxënësit dhe prindërit e mi nga gjeneratat që kanë qenë dhe janë pjesë e praktikës sime edukative. Si edukatore gjithmonë përpiqem që nxënësit e mi të kenë njohuri, shkathtësi dhe aftësi të përhershme me të cilat do të arrijnë qëllime të larta dhe të dëshiruara në jetë. U them gjithmonë: Punën që e bëni gjithmonë bëjeni në mënyrë thelbësore, cilësore, konsekuente dhe të përgjegjshme. Ky është sekreti i suksesit.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Gjithmonë përpiqem që nxënësit të jenë të motivuar për të mësuar përmes krijimit të mjedisit stimulues në klasë dhe jashtë saj, përmes aktiviteteve interesante, hulumtuese dhe edukative. Krijoj vazhdimisht situata autentike, në mënyrë që nxënësit të kuptojnë se ajo që ata mësojnë dhe do të mësojnë do të jetë e nevojshme dhe e dobishme në jetën e tyre. Dëshiroj që nxënësit të kenë dëshirë të ndjekin mësimin i cili do të jetë njëkohësisht interesant, edukativ dhe argëtues. Aktivitetet që realizohen në klasë i motivojnë vetë nxënësit që të dëshirojnë t'i vazhdojnë ato në formë loje, hulumtimi dhe formë tjetër ose thjesht të mendojnë për to, për të marrë njohuri të përhershme.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Krijimi i vlerave dhe resurseve të përhershme edukative për nxënësit dhe mësimdhënësit ka qenë motivi im kryesor. Paraqitja e aktiviteteve përmes EDUINO platformës për zhvillim të hershëm të fëmijës për mua përbënte ballafaqim me inovacion në mësimdhënien që u dëshmua si shumë efektive dhe e dobishme për të gjithë ata që janë pjesë e arsimit në vendin tonë, por edhe jashtë tij. Në fakt, aktivitetet tona edukative online mund të shihen dhe zbatohen nga kolegë nga vende tjera. Praktika arsimore ka treguar se përfitimet e aktiviteteve EDUINO janë shumë të mëdha si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit, andaj rekomandoj që çdo mësimdhënës të përfshihet në to dhe të rritet vazhdimisht thesari i aktiviteteve mësimore online.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Arsimi gjithmonë duhet të jetë në rrjedhë me ndryshimet në botë dhe të përshtatet vazhdimisht me to. Plan-programet mësimore të përsosen vazhdimisht dhe t’i ndjekin nevojat e çdo shoqërie në një shtet. Shkurtimisht nxënësit pas mbarimit të arsimit të tyre bazik të jenë të përgatitur për sfidat, gjasat dhe mundësitë e vendeve të tyre të punës. Them bazik sepse njeriu duhet të mësojë dhe të përplotësohet, të investojë në diturinë e tij vazhdimisht gjatë gjithë jetës.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Mundësia e ndarjes dhe aplikimit të aktiviteteve të ndryshme edukative ndërmjet mësimdhënësve, këmbimi i ideve dhe mënyrave të prezantimit të përmbajtjeve mësimore. Në fakt një ide nxit, motivon dhe lind shumë ide të reja. Njëkohësisht edhe pasuri të aktiviteteve edukative, interesante dhe motivuese për nxënësit.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Thesar i metodave arsimore dhe novatore online të të mësuarit dhe mësimdhënies në shekullin 21.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Fatime Bexheti - Durmishi
Qëllimi më i lartë në ekzistencën e njeriut është ndërtimi i së ardhmes, dhe çelësi i saj janë gjeneratat e reja.
ambassador image
Gordana Naumovska Trajkoska
Jam e lumtur që klasa ime është gjithmonë e mbushur me kreativitet, solidaritet, barazi dhe miqësi mes të gjithë nxënësve.
ambassador image
Natasha Todorovska
Si Eduino Ambasador, kolegëve të mi do t’u rekomandoja që të bëhen pjesë e komunitetit EDUINO, nëse secili prej nesh incizon së paku një orë do të kemi një thesar të orëve edukative.