Milica Kabranova
Mësimdhënës klasor
SHFK "Tosho Velkov-Pepeto" - Kavadar
Do të isha përshkruar si mësimdhënëse këmbëngulëse e cila synon t’i arrijë qëllimet e caktuara. Risitë në arsim janë sfidë për mua të cilën dua ta realizoj. Me nxënësit jam mësimdhënëse e mirë, por gjithashtu edhe shok i cili i këshillon shpesh dhe i nxit të jenë të sinqertë.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Jam mësimdhënëse e cila synon t’i realizojë qëllimet e caktuara profesionale dhe arsimore. Gjithmonë jam gati për t’u përballur me sfidat dhe risitë në arsim. Përpiqem t’i arsimoj dhe edukoj nxënësit përmes lojës. Me to jam jo vetëm mësimdhënëse, por edhe shok të cilit mund t’ia tregojnë sekretet, frikët e tyre etj. Shpesh zhvilloj bisedime të hapura me to përmes të cilave mund t’i shprehin qartë mendimet e tyre.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Edukatori i mirë gjithmonë gjen mënyrë të lehtë për t’ua përcjellë detyrat arsimore nxënësve në mënyrë të kuptueshme. Duke i ndjekur risitë, duke i shfrytëzuar mjetet e shumta digjitale, e nxis dhe e rris interesimin e nxënësve ndaj lëndës përkatëse, përkatësisht njësisë mësimore. E nxis kureshtjen e tyre dhe i orientoj që të arrijnë vet në përfundime përkatëse.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Në periudhën përderisa mësimdhënia zhvillohej online, duhej doemos të gjeja zgjidhje në mënyra më të ndryshme që ta mbaj vëmendjen e tyre një periudhë më të gjatë para kamerës. Orët e incizuara nga kolegët e mi ishin një prej mënyrave për të pasur sukses në mbajtjen dhe orientimin e vëmendjes së nxënësve. Këto orë ishin sfidë për mua dhe më nxitën të jap kontribut në portalin EDUINO. Edukatorëve tjerë do t’u rekomandoja t’i ndajnë orët e tyre të jashtëzakonshme dhe interesante për ta lehtësuar procesin arsimor në çdo situatë, siç ishte rasti gjatë periudhës së pandemisë.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Çdo fëmijë lind si tabula rasa – tabelë e pastër. Ne mësimdhënësit me ndihmën e arsimit e plotësojmë atë tabelë të pastër me njohuri, shkathtësi, përvoja të reja. Ardhmëria e arsimit është para një testi të madh të cilin duhet ta japim jo vetëm neve mësimdhënësit, por edhe nxënësit dhe prindërit, si pjesë e këtij treshi të rëndësishëm. Të sigurojmë kushte më të mira për të mësuar, përmes mjediseve të ndryshme stimuluese në të cilat do të marrë pjesë “treshi” i lartpërmendur.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Për mua EDUINO është një bibliotekë e pasur me praktika, përvoja të cilat mund t’i shfrytëzojmë në situatë përkatëse. Lidhje ndërmjet mësimdhënësve nga shkollat e ndryshme në vend, mënyrë e arritshme lehtë për komunikim dhe këmbim të përvojave. Portal nga i cili do të mësojnë nxënësit në mënyrë të arritshme lehtë.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Portë e hapur gjerësisht.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
Elena Micovski
EDUINO është një mënyrë e edukimit modern. Qasje e shpejtë, e lehtë, përmbajtje edukative që nxit interesin te nxënësit.
Dushica Jakimovska
Falë EDUINO-s pata mundësinë të ndaj aktivitetet e mia edukative me edukatorë, prindër dhe fëmijë nga i gjithë vendi.
Ksenija Nikolova
Eksperienca, kreativiteti dhe dashuria ndaj punës dalin në pah momentin kur EDUINO të sfidon.