Mira Gjorgjievska
Pedagog
KPF "8 marsi" - Shkup
Dëshira për punë me fëmijët e vegjël është karakteristika ime kryesore. Krijimi i qasjeve të reja, lojërave, strategjive janë baza e krijimit tim. Mbështetja kolegjiale, motivimi dhe mirëkuptimi i kolegëve të mi është diçka për të cilën jam veçanërisht krenare.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Mira Gjorgjievska, pedagoge në KPF "8 Mars" – Shkup. Fusha ime e edukimit është mjaft e gjerë. Një pjesë i referohet motivimit tim të vazhdueshëm për edukimin e fëmijëve të vegjël, gjetjen e strategjive të reja, metodave, përmbajtjeve të reja për përgatitjen e tyre për jetën e ardhshme, dhe pjesa tjetër e fushës sime edukative është dëshira e vazhdueshme për të motivuar, stimuluar, mësuar dhe përcjellë përvoja dhe inovacione te kolegët e mi edukatorë. Atje ku ka risi, hulumtim, mbështetje dhe edukim, përpiqem të jem edhe unë.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Bashkimin e teorisë dhe praktikës në punën me fëmijët e vegjël e vlerësoj si praktikën time më të mirë. Kjo është diçka që e kam praktikuar edhe si edukatore, por edhe si pedagoge. Kërkimi i mënyrave më të mira për të stimuluar dhe ndjekur zhvillimin e fëmijëve është ajo që më inkurajon çdo ditë.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Kontributi në ndërtimin e 5 viteve të para të zhvillimit të çdo fëmije është motivimi im kryesor. Kur një mësimdhënës ka hartuar, realizuar dhe testuar një rrugë, një strategji, ka rëndësi të madhe kur ai e ndan atë me mësimdhënësit e tjerë. Pikërisht për këtë u rekomandoj të gjithë kolegëve të mi që gjithçka që dinë të mos mbetet brenda dhomës së tyre të aktiviteteve, por të shpërndahet për të mësuar nga njëri-tjetri.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Ardhmërinë e arsimit e shikoj si sistem i hapur në të cilin do të mund ta japë maksimumin. Si deri tani, arsimi në pjesën e madhe varet nga ne. Nëse i përkushtohemi më tepër vetes, si në planin personal ashtu edhe profesional, mund të jemi model i mirë për të gjithë fëmijët që janë pjesë e dhomave tona të aktiviteteve.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO është bibliotekë e hapur vazhdimisht për ato që duan të lexojnë, planifikojnë dhe realizojnë. EDUINO është një prej sistemeve të rëndësishme që kujdeset për zhvillimin e çdo fëmije. EDUINO është bazë e rëndësishme për arsimin e ri.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Thesari i njohurive të çmueshme arsimore.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
Naser Adili
Eduino për mua është një mundësi e mirë në karrierën time si mësimdhënës, një përvojë e mirë, një motiv më tepër për të dhënë kontributin për nxënësit.
Gordana Ikonomovska
Gëzimi dhe lumturia në sytë e fëmijëve pas çdo suksesi janë motivimi im i vazhdueshëm për futjen e risive në praktikën time.
Valentina Gavrilloska
Dua të zhvilloj kreativitetin tek fëmijët përmes demonstrimit tim, duke gjetur zgjidhje të ndryshme krijuese.