Teodora Gjorgjieska
Mësimdhënës klasor
SHFK "Nikolla Karev" - Krushevë
Për veten do të them se jam edukatore e cila është e përkushtuar dhe dëshiron të përplotësohet dhe t’i ndjekë të gjitha ndryshimet që vijnë në arsim. Përpiqem të krijoj mjedis për të mësuar, që do të nxitë të menduarit kritik te nxënësit. Sfidë, por edhe përgjegjësia është e madhe për të punuar me nxënësit që në moshën më të hershme që duhet t’i ngremë në personalitete të mrekullueshme.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Teodora Gjorgjieska, mësimdhënëse klasore në SHF "Nikolla Karev" - Krushevë. Për veten time do të thosha se jam person i përkushtuar, i durueshëm, kreativ, i palodhur në procesin e punës sime. Dua dhe përpiqem të përsosem vazhdimisht dhe t’i ndjek të gjitha ndryshimet që vijnë në arsim. Si edukatore, përpiqem të krijoj një mjedis mësimor që do të nxisë të menduarit kritik tek studentët. Të punosh me nxënës nga mosha më e vogël deri në formimin e tyre në personalitete të mrekullueshme është për mua një sfidë e madhe, por edhe një përgjegjësi e madhe. Kur e bëjmë punën me shumë dashuri, rezultati shihet në sytë e nxënësve tanë.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Aplikimi i llojeve të ndryshme të teknikave, metodave, resurseve dhe mjeteve mësimore në realizimin e orës mësimore janë praktika ime më e mirë në arsim. Një edukator i mirë duhet të jetë gjithmonë në rrjedhë me të gjitha ndryshimet në procesin arsimor dhe t'i zbatojë ato në klasën e tij. Unë përpiqem të aplikoj kreativitetin, ndërveprimin dhe teknikat novatore në klasën time dhe kështu t’i motivoj nxënësit e mi për arritje më të mëdha. Praktikoj respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë mes nxënësve, por edhe bashkëpunim me prindërit për një proces të suksesshëm edukativ-arsimor.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Portali EDUINO u shfaq në një kohë shumë të vështirë për ne si organizatorë të procesit arsimor. Kjo ishte sfidë edhe për mua si mësimdhënëse me qëllim në mënyrë më të mirë dhe më interesante t’ua afrojmë mësimdhënien nxënësve përmes videoleksioneve dhe aktiviteteve edukative. Ky portal na ka mundësuar ne mësimdhënësve përmes një sfide kreative që nxënësit të mund të mësojnë dhe të luajnë. Përgatitja e aktiviteteve edukative ishte një kënaqësi për mua, me çdo lojë të krijuar fitoja besim dhe energji për aktivitetin e radhës. Është një kënaqësi dhe nder i madh kur sheh se je bërë pjesë e një projekti të madh si EDUINO. Dëshiroj t'u bëj thirrje të gjithë kolegëve që të përfshihen me kreativitetin e tyre në këtë proces dhe të bëjnë një thesar materialesh edukative.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Ardhmëria e arsimit duhet të bazo0het në proces mësimor cilësor të shprehur përmes programeve cilësore, teknikave dhe metodave novatore, orëve të organizuara mirë, klasave moderne dhe mësimdhënësve të suksesshëm. Cilësia e mësimdhënësve do të përmirësohet me trajnime të vazhdueshme. Si ambasadore EDUINO sfidë për mua do të ishte të vazhdoj në krijimin e aktiviteteve edukative të cilat do të mundësojnë që nxënësit më lehtë dhe në mënyrë më interesante të fitojnë njohuri të reja. Gjithashtu është shumë i rëndësishëm për progresin e procesit arsimor do të ishte edhe bashkëpunimi dhe këmbimi i përvojave ndërmjet kuadrit mësimor. Me kënaqësi do t’ua përcjell përvojën time kolegëve të mi me qëllim për të kontribuar në progresin e arsimit.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO paraqet platformë bashkëkohore në të cilën mund të gjenden materiale edukative për nevojat e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve. Pikërisht përmes këtij thesari të materialeve edukative mundësohet të ndahen përvoja dhe njohuri të mësimdhënësve, e gjithashtu paraqet mundësi për mënyrë më interesante të fitimit të njohurive.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Biblioteka digjitale, bashkëkohore.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
Lazime Ameti
Dëshira për sfida të reja më motivoi t'i realizoj në distancë këto leksione të natyrës edukative.
Snezhana Guculj
Unë besoj se çdo fëmijë ka potencial të madh që ne, të rriturit, duhet t'i njohim dhe të punojmë në ato me një qasje të përshtatshme.
Qemajledin Emini
Tani kemi shumë mundësi për të përmirësuar arsimin, por kërkesat sot janë më të mëdha, që do të thotë se puna mbetet përparësi për rezultate të mira.