Mësimdhënës klasorë
Të dashur mësimdhënës klasorë,
Mirë se vini në platformën edukative me materiale, lojëra dhe aktivitete kreative për orën tuaj për të nxitur zhvillimin socio-emocional të fëmijëve dhe të mësuarit bazuar në lojës.
Në këtë pjesë mund të gjeni aktivitete me lojëra edukative për grupmoshën e nxënësve me të cilët punoni, t’i kërkoni bibliotekat sipas nevojave tuaja dhe të shfrytëzoni aktivitet për të krijuar një orë më ndryshe!
Çdo aktivitet edukativ përmban një përshkrim fillestar: emri i aktivitetit, fusha edukativo-arsimore të cilës i përket, qëllimet, rezultatet e pritura dhe mënyra e realizimit – përgatitja e materialeve, instruksioneve dhe udhëzimeve për aktivitetin. Gjithashtu, shumica e aktiviteteve përmbajnë edhe materiale shtesë /fotografi, të cilat do t’ju shërbejnë për realizimin e aktivitetit.
Të gjitha aktivitetet janë përgatitur nga një numër edukatorësh në të gjithë vendin, dhe përmbajtja e tyre është verifikuar.
Gjithashtu, në këtë platformë keni mundësi ta përplotësoni dijen tuaj përmes trajnimeve të specializuara, manualeve të punës dhe literaturës së dobishme.
Aktivitete - Mësues klasor
Aktiviteti „Përalla katrore“ u dedikohet fëmijëve të moshës 6 deri në 8 vjeç dhe i ndihmon ata të përdorin fjalë të reja në komunikimin e përditshëm.Përmes këtij aktiviteti fëmijët mësojnë të shprehen me gojë dhe me shkrim, si të zbatojnë rregullat e mësuara të gramatikës dhe drejtshkrimit në shprehjen me shkrim dhe si të identifikojnë një formë 3D (kub).
Përmes këtij aktiviteti pjesëmarrësit njihen me përdorimin e njësive matëse për kohën, identifikimin dhe renditjen e numrave, ditët e javës dhe muajt e vitit. Aktiviteti është ideal për të përfituar shprehi për bashkëpunim të ndërsjellë, si dhe për të përmirësuar motivimin dhe këmbënguljen e vet.
Kultivoni dashurinë për të lexuar libra interesantе dhe pasuroni fjalorin tuaj.
Në këtë aktivitet fëmija do të mësojë procedurën e kopjimit dhe mënyrën se si ai mund ta bëjë atë në mënyrë të pavarur sipas udhëzimeve të dhëna. Në fund, ju mund të bëni një ekspozitë me punimet e fëmijës tuaj.
Përmes këtij aktiviteti kreativ ju mund të mësoni se si të zhvilloni marrëdhënie pozitive dhe ndjeshmëri për të tjerët, vetëkontroll dhe zgjidhjen e konflikteve.
Përmes këtij aktiviteti fëmija është në gjendje të njohë vizualisht shkronjat, të mësojë të emërtojë ilustrime dhe të lidhë shkronjat e dhëna me ilustrimin e tij. është i dobishëm për fëmijët e moshës 6-7 vjeç dhe koha maksimale e përgatitjes është 30 minuta. Motivon fëmijët dhe përmirëson vetëbesimin dhe kreativitetin e tyre.
Matematika është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të fëmijëve. Aktiviteti gjerdan me numra do t'ju mundësojë fëmijëve të zhvillojnë me sukses logjikën. Për këtët aktivitet njohja dhe rregullimi i numrave nga 1 deri në 10 janë një nga rezultatet e pritshme që fëmijët duhet të kenë pas përfundimit të aktivitetit.
Qëllimi i aktivitetit është që nxënësit përmes lojës të njohin shqisen e prekjes, shijes, dëgjimt dhe nuhatjes.
Qëllimi i aktivitetit është t'u mundësojë nxënësve që përmes lojës t’i përvetësojnë rregullat në basketboll, teknikat themelore të qëndrimit në basketboll: qëndrimi paralel dhe qëndrimi diagonal.
Resurse shtesë
Në pjesën “Resurse” mund të kërkoni literaturë shtesë, manuale, tekste edukative, raporte, studime, broshura etj., të cilat nxisin zhvillimin socio-emocional të fëmijëve, e që janë të dedikuara për edukatorët, mësimdhënësit klasorë dhe prindërit. Këto burime vendosen pasi të kontrollohen në mënyrë adekuate nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit.