Bëjmë përralla me kartela
Ky aktivitet bazohet në imagjinatën e fëmijëve, ku secili fëmijë duhet të krijojë historinë e tij personale me ndihmën e fotografive të vizatuara në kartelat e miqve të tyre. Kjo do t'i ndihmojë ata në jetën reale të krijojnë historinë e tyre të plotë duke lidhur ngjarjet që i kanë parë, dëgjuar ose ndodhur. Mosha ideale për të inkurajuar fëmijët të mendojnë në këtë mënyrë, pra të luajnë këtë lojë, është nga 4 deri në 6 vjeç.
Nëse ju jeni autor i këtij aktiviteti, ju lutemi të na kontaktoni.
Fletë; Ngjyra; Gërshërë
E përbashkët
Qëllime
Të aftësohet për të treguar ngjarje sipas fotografive që kanë një radhë të caktuar.
Rezultate
Rrëfen ngjarje sipas fotografive që kanë një renditje të caktuar.
Aktiviteti i lojës
Prerje e kartelave të cilat fëmijët do të vazhdojnë t’i përdorin për vizatim.
Fëmijët vizatojnë disa objekte / personazhe në kartela. Kartelat vendosen para fëmijëve, të kthyera përmbys. Secili fëmijë zgjedh tre kartela dhe ka për detyrë të bëjë një tregim të shkurtër që do t’i përmbajë sendet/ personazhet nga kartelat.
Fëmijëve u shpjegohet se si do të krijohen tregime. Secili fëmijë merr 3-4 kartela bosh. Pastaj kartelat vendosen mbrapsht në mënyrë që të mos shihet çfarë është vizatuar në to. Secili fëmijë zgjedh kartela sipas dëshirës së tij dhe trillon dhe rrëfen një tregim me veprime të lidhura, sipas fotografive që ka zgjedhur. Moderatori i inkurajon ata me pyetje në mënyrë që fëmijët t’i konceptojnë më mirë dhe t’i rrëfejnë tregimet.