BROSHURË INFORMATIVE PËR ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËS DHE PËR PORTALIN KOLEKTIV EDUINO
Kjo broshurë jep udhëzime për qasje dhe përdorim më të lehtë të platformës dhe në të janë prezantuar shembuj të aktiviteteve edukative.
Shpresojmë që kjo broshurë do t’ju nxisë ta vizitoni platformën EDUINO Zhvillimi i hershëm i fëmijës dhe përmes aplikimit të aktiviteteve edukative të veproni pozitivisht mbi të mësuarit dhe zhvillimin e hershëm të fëmijës.
EDUINO LOJËRATONI: GJITHË SHTETI MËSON DHE LUAN
Të nderuar edukues, mësimdhënës klasorë dhe prindër,
Përsëri ju ftojmë të mësojmë dhe luajmë bashkërisht me EDUINO aktivitetet tona për fëmijë nga mosha 3 vjeçare dhe në moshën 10 vjeçare!
Sfida e kreativitetit do të jetë e hapur nga 21 deri më 27 shkurt 2022 dhe është një mundësi e shkëlqyeshme që gjithë shteti të luajë, argëtohet dhe mësoje bashkërisht.
Mësoni së bashku përmes lojës!
Loja e fëmijëve është e domosdoshme në zhvillimin e aftësive sociale, emocionale dhe fizike të fëmijës, ndërsa të mësuarit përmes lojës tregohet të jetë një metodë e shkëlqyer për përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive te fëmijët në zhvillimin e hershëm të tyre.
Bëhuni kreativ në orën tuaj!
Në orën tuaj shfrytëzoni një aktivitet të ri edukativ, i cili do të sjellë kreativitet dhe mësim argëtues për fëmijët! Aktivitetet mund t’i kërkoni sipas kategorisë së edukuesit, mësimdhënësit klasor dhe prindit, sipas fushave edukativo-arsimore por edhe sipas moshës së fëmijëve
Hulumtoni lojërat dhe aktivitetet edukative bashkë me fëmijën tuaj!
Të mësuarit përmes lojës është një nga mënyrat më të rëndësishme për fëmijët për të fituar njohuri dhe aftësi thelbësore në fushën intelektuale, sociale, emocionale dhe fizike. Meqë janë edhe kohë e shkëlqyeshme për t’u argëtuar me fëmijët tuaj, ju inkurajojmë që t’i kërkoni sipas kategorisë prind/kujdestar.
Edhe ju mund të kontribuoni në zhvillimin e bibliotekës më të madhe për aktivitete me lojëra edukative
Cilat janë shkathtësitë socio-emocionale të fëmijëve dhe si mund t’i zhvillojmë ato? Si mund aktivitetet për mësim dhe lojë ta nxisin rritjen dhe zhvillimin e drejtë të fëmijëve? Shtoni aktivitetin tuaj me lojëra edukative dhe ndani përvojën tuaj me edukatorët dhe prindërit tjerë për të pasur një arsimim më të mirë, që do të nxisë entuziazmin për mësim.
EDUINO ZHVILLIMI I HERSHËM I FËMIJËVE
Kategoritë
Shfletoni përmbajtjet arsimore sipas kategorive të ofruara. Duke zgjedhur secilën kategori, do t’ju shfaqen aktivitetet edukative për ta, përkatësisht në kategorinë e edukatorëve do të keni një pasqyrë të aktiviteteve për arsimin parashkollor, në kategorinë e mësimdhënësve klasorë – pasqyra e arsimit shkollor dhe mësimit klasor, ndërsa për prindërit – pasqyrë aktivitetesh që mund t’i bëni me fëmijën tuaj në shtëpi.
EDUINO ZHVILLIMI I HERSHËM I FËMIJËVE
Aktivitete më të reja
Përmes lojës fëmija do të mësojë se një objekt mund të përdoret edhe për qëllime të tjera përveç qëllimit themelor.
Përmes bisedës dhe ndërveprimit, mësoni për shqisën e shijes që gjendet në gjuhë. Ky aktivitet përfshin një eksperiment, dhe në vetë udhëzimet ka një skemë interesante me udhëzime për kryerjen e aktivitetit.
Ky është një aktivitet praktik në të cilin fëmija do të krijojë një ushqyes natyral zogjsh që do të varet afër shtëpisë suaj dhe do të ushqejë zogjtë në periudha të ndryshme të vitit. Mundësi e bukur për punë dhe për të mësuar llojet e ndryshme të zogjve dhe ushqimin që ata hanë.
Zhvillimi socio-emocional
“Zhvillimi socio-emocional konsiderohet si fusha më e rëndësishme në zhvillimin e hershëm të fëmijës sepse e prek zhvillimin në të gjitha fushat tjera, e veçanërisht konsiderohet si kryesor për të pasur një qëndrim pozitiv ndaj të mësuarit, përvetësimit të kompetencave akademike jo vetëm në fëmijëri, por edhe më vonë në jetë. “Fëmijët që janë të aftë nga pikëpamja shoqërore dhe emocionale kanë një entuziazëm shumë më të madh për të mësuar (interes, kënaqësi dhe motivim për të mësuar) dhe mësojnë më lehtë (tregojnë këmbëngulje, fleksibilitet, janë në gjendje të mbajnë vëmendjen, t’i kontrollojnë ndjenjat dhe sjelljen)”.
* fragment nga ZBATIMI I STANDARDEVE PËR MËSIM DHE ZHVILLIM TË HERSHËM. PRAKTIKAT E MIRA PËR NXITJEN E MËSIMIT TË HERSHËM TE FËMIJËT E VEGJËL, botues: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
Zhvillimi profesional
Zhvillimi profesional është pjesë nga faqja e internetit, e cila do të jetë në dispozicion së shpejti. Kjo pjesë është dedikuar vetëm për shfrytëzuesit e regjistruar të platformës dhe përmban videomateriale speciale të dizajnuara në mënyrë profesionale për zhvillim profesional, në formë të moduleve edukative për edukatorët.
EDUINO
Heronjtë tanë arsimorë
Këtë gjysmë vjetor, EDUINO jua prezanton dhe u shpreh falënderim heronjve arsimorë:
“Njihuni me Sonjën nga kopshti SPIRIT, e cila për 21 vjet, është edukatore dhe mike e fëmijëve që në moshë më të hershme! Ajo është kreatore e përmbajtjes edukative fillestare të vendosur në platformën me mbi 100 aktivitete dhe lojëra të krijuara! “Energjia dhe kreativiteti i saj ngazëllues përhapen në shtëpi duke mësuar përmes lojërave!”
Sonja Çalloska
edukatore
„Dr. Alma Tasevska është profesoreshë universitare për më shumë se 15 vite. Fokusi i punës së saj akademike është edukimi cilësor, si dhe stimulimi i rritjes dhe zhvillimit për çdo fëmijë. Aktivitetet dhe lojërat e ofruara në platformë i vlerëson si materiale të shkëlqyeshme që mbështesin mësimin dhe zhvillimin e fëmijëve në kopshte, shkollë dhe në shtëpi!“
Alma Tasevska
profesoreshë universitare
“Njihuni me Vesnën, shoqen e Sonjës, e cila do ju njoftojë për të gjitha lojërat dhe aktivitetet kreative dhe edukative. Vesna që 29 vite është edukatore në kopshtin “13 Nëntori” dhe në mënyrë të palodhshme krijon qasje inovative edukative në mësimin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve. Pikërisht kjo është arsyeja pse ajo ka krijuar lojëra dhe aktivitete të shumta për platformën, të cilat ofrojnë mundësi që fëmijët të zhvillojnë potencialet maksimalisht dhe në mënyrë interesante”.